Aktualitet Bota Lajme

Hyn sot në funksion të plotë sistemi EES i hyrje-daljes në zonën Shengen

Duke filluar nga filluar nga sot, data 10 prill 2026, në 29 vendet e hapësirës Shengen hyn në funksion të plotë Sistemi Europian i Hyrjes/Daljes (Entry/Exit System – EES), i cili zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me regjistrimin elektronik të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve nga vendet joanëtare të Bashkimit Europian.

Ky sistem, i cili ka nisur të zbatohet pjesërisht që prej tetorit 2025, do të aplikohet për të gjithë shtetasit që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, në zonën Shengen.

Në hyrjen e parë pas datës 10 prill 2026, në pikën kufitare do të regjistrohen:
të dhënat e pasaportës, fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Refuzimi për të dhënë të dhënat biometrike sjell refuzimin e hyrjes në territorin Shengen.

Në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore; për këtë arsye, qytetarët këshillohen të paraqiten më herët për udhëtim.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur