Aktualitet Lajme

Shkëlzen Gashi në tribunë për Kosovën: Presidenti i “TV Mërgatës” mbështet nga afër Kombëtaren në Sllovaki

Kombëtarja e Kosovës ndodhet në Bratislavë, ku sonte do të zhvillojë sfidën e radhës përballë Sllovakisë. Atmosfera para ndeshjes është e ngarkuar me emocione, ndërsa përfaqësuesja e Kosovës ka marrë mbështetje të fortë jo vetëm nga tifozët në stadium, por edhe nga figura të njohura të diasporës shqiptare.

Në mesin e atyre që kanë udhëtuar për të qenë pranë ekipit është edhe presidenti i “TV Mërgata”, Shkëlzen Gashi. Prania e tij në stadium konsiderohet një simbol i mbështetjes së vazhdueshme që diaspora shqiptare i jep sportit dhe përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shkelzen Gashi dhe Agim Ademi

Në prag të ndeshjes, Shkëlzen Gashi zhvilloi një takim të përzemërt me Presidentin e Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku u theksua rëndësia e mbështetjes së diasporës për futbollin kos

Shkëlzen Gashi ka qenë i pranishëm pranë tifozëve të shumtë kosovarë që kanë udhëtuar drejt Sllovakisë për të mbështetur ekipin, si dhe pranë lojatarëvë të ekipit, të cilët i ka mbështetur duke iu uruar fitoren.

Me flamujt e Kosovës dhe thirrjet në mbështetje të lojtarëve, atmosfera në prag të ndeshjes pritet të jetë elektrizuese. Përfaqësuesja e Kosovës synon një rezultat pozitiv në këtë përballje të rëndësishme, ndërsa mbështetja nga diaspora dhe personalitete të komunitetit shqiptar jashtë vendit shihet si një motivim shtesë për futbollistët në fushë.

Prania në tribunë e figurave si Shkëlzen Gashi, si dhe shumë biznesmenëve të njohur që kanë nderuar Kosovën me kontriburtet e tyre, jo vetëm në Kosovë por edhe përtej kufijve, dëshmon edhe njëherë lidhjen e fortë mes diasporës dhe kombëtares së Kosovës, një raport që vazhdon të forcohet sa herë që ekipi zbret në fushë për të përfaqësuar vendin.

Në stadium pritet të jenë qindra tifozë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës, duke e kthyer këtë ndeshje jo vetëm në një sfidë sportive, por edhe në një moment bashkimi për komunitetin shqiptar në diasporë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur