Lajme Ndërkombëtare

E trishtë/ Mbështetës i madh i shqiptarëve, ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel

Ish-kongresmen i Nju Jorkut nga Bronksi dhe miku i shqiptarëve Eliot Engel, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Engel, e dha familja e tij në një deklaratë, ku nuk janë bërë publike shkaqet e vdekjes.

Gjatë më shumë se 44 viteve të tij në shërbim publik, Eliot Engel luftoi pa u lodhur për zgjedhësit e tij në vend dhe për paqen dhe sigurinë në mbarë botën. Ne e duam dhe na mungon shumë“, tha familja.

Engel u zgjodh për herë të parë në Kongres në vitin 1988. Ai u mund në zgjedhjet paraprake demokrate të vitit 2020 nga Jamaal Boëman , fituesi përfundimtar në zgjedhjet e përgjithshme të atij viti.

Po ashtu ish-kongresmeni konsiderohej si një nga mbështetësit më të mëdhej të Kosovës. Engel ka kritikuar Gjykatën Speciale në Hagë e cila është duke hetuar vetëm shqiptarët për krime të pretenduara se janë kryer gjatë dhe në muajt e parë pas mbarimit të luftës në qershor të vitit 1999.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur