Aktualitet Kronike Lajme

Tragjedi në Itali, babai qëllon dy herë me thikë djalin dhe më pas tenton të vrasë veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi Italinë, ku babai ka qëlluar dy herë me thikë në gjoks djalin e tij 12-vjeçar.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Via Vergini, në lagjen Sanita të Napolit, pas një konflikti familjar mes anëtarëve të familjes.

Pas plagosjes së të birit, autori dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës, duke goditur veten me thikë në fyt dhe në fytyrë.

Gjatë përleshjes ka mbetur e plagosur edhe nëna e të miturit, e cila ka marrë dëmtime në dorë. Ndërkohë, pas mbërritjes së ambulancës, raportohet se burri ka sulmuar edhe një infermieren.

Babai dhe djali janë transportuar me urgjencë në Spitalin Vecchio Pellegrini, ku ndodhen në gjendje kritike.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur