Aktualitet Lajme Lifestyle Ndërkombëtare

Stuhi vdekjeprurëse me shi dhe breshër, u merr jetën rreth 100 persona në Indi

Të paktën 96 persona kanë humbur jetën pasi një stuhi e fuqishme goditi shtetin verior indian të Uttar Pradesh, e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ditën e djeshme, thanë zyrtarët.

Stuhia përfshiu pesë distrikte, duke shkulur pemë dhe tabela reklamash, të cilat u përplasën me automjete. Ajo ndërpreu gjithashtu rrjetet celulare në shumë zona, duke penguar operacionet e shpëtimit dhe ndihmës humanitare, si dhe duke vështirësuar vlerësimin e plotë të dëmeve nga autoritetet.

Zyrtarët fillimisht njoftuan për 89 viktima, të shkaktuara nga incidente të lidhura me stuhinë, rrufetë dhe reshjet e shiut, por më vonë shifra u rrit në 96. Mbi 50 persona të tjerë raportohen të plagosur.

Një tjetër zyrtar deklaroi se shumë prej viktimave humbën jetën pasi u goditën nga pemët e rrëzuara ose nga shembja e mureve të banesave.

Në distriktin Prayagraj, banorët përshkruan skena paniku ndërsa erërat e forta përshkuan lagjet.

“Stuhia erdhi papritur dhe qielli u errësua plotësisht brenda pak minutash”, tha një banorë për Associated Press . “Çatitë prej kallaji fluturonin dhe njerëzit vraponin brenda. Ne mund të dëgjonim pemët që binin gjatë gjithë mbrëmjes”,

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur