Shkrimtarja Mimoza Ahmeti së fundmi është në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, për shkak të batutave që përdor në “Ferma VIP”.
Gjatë qëndrimit të saj në fermë, ajo është surprizuar nga një dron, i cili i është dërguar nga këngëtarja Dafina Zeqiri.
Në mesazhin e bashkëngjitur, këngëtarja kishte shkruar: “Forca Moza, të duam”.
Kjo surprizë e bukur e ka emocionuar Mimozën, e cila është shfaqur mjaft e lumtur, madje duke kënduar.
Fillimisht, një surprizë erdhi nga këngëtarja Tayna, e cila dërgoi një dron për Mozën, duke shtuar akoma më shumë zhurmën brenda në format.
Ndërkohë, teksa po qëndronte në oborrin e fermës, Mimoza iu drejtua me humor këngëtares Era Istrefi: “O Era Istrefi, na dërgo një dron mi.”

