Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka ndarë së fundmi një lajm të bukur me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke konfirmuar se është në pritje të ëmbël.


Postimin e ka shoqëruar me një mbishkrim të shkurtër, por mjaft domethënës: “Po na pret një jetë e re… Dhe zemrat tona s’kanë qenë kurrë më të lumtura!”
Ky lajm është pritur me shumë gëzim nga ndjekësit, miqtë dhe familjarët e këngëtares, të cilët kanë komentuar në postim urimet e tyre.

Kujtojmë se Albina Kelmendi ka përfaqësuar Shqipërinë më Eurovision në vitin 2023.

Gjithashtu mbrëmjen e së shtunës, gjatë kësaj fundjave, këngëtarja e njohur Albina Kelmendi ishte e ftuara speciale në eventin e hapjes së kompleksit “Holiday” në Kosovë. Me performancën e saj live, ajo i dha një atmosferë festive dhe emocionuese mbrëmjes, duke elektrizuar të pranishmit dhe duke e kthyer këtë event në një moment të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

