Aktualitet Lajme Maqedonia

‘Provim i drejtësisë në gjuhën shqipe’, studentët shqiptarë protestë në Shkup

Sot në Shkup ushëtiu zëri i mijëra studentëve shqiptarë të Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut të cilët protestuan masivisht për dy orë për të kërkuar përdorimin e gjuhës amëtare në provimet e diplomimit, një e drejtë që praktikisht ekziston në letër.

Me thirrjet “ Gjuha shqipe e drejta jonë” “ne flasim shqip”, “nuk ka shtet pa rini”, studentët e shumtë në numër mbanin pankarta të ndryshme dhe flamujt kuq e zi duke kërkuar diçka që është e garantuar.

Studentët kishin ngritur një podium pranë Ministrisë së Drejtësisë dhe prej andej kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Drejtësisë Igor Filkov dhe ministres së Arsimit Vesna Janevska.

Studenti dhe organizatori i protestës Mevlan Ademi tha në fjalën e tij para protestuesve  se “kur preket gjuha, preket themeli”

“Po ja ku jemi. Para se të jemi studentë, profesionistë, ne jemi shqiptarë. Dhe kur preket gjuha preket vet themeli ynë. Gjuha shqipe është mënyra se si jetojmë, si flasim dhe si kemi ardhur deri këtu. Kjo është minimumi baza dinjiteti, nuk kërkojmë favore kërkojmë barazi, ne nuk jemi kundër askujt, ndoshta kundër Fillkovit…Jemi këtu për veten tonë për gjuhën tonë për të ardhmen tonë. Ne po themi, nuk ka shtet të së drejtës pa barazi të gjuhës… jemi brezi që nuk hesht, nuk dorëzohet, brezi që mbron dhe flet shqip”, tha ai

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur