Aktualitet Kronike Lajme

Aksidentoi për vdekje fëmijën 7-vjeçar, zbardhet vendimi që la në burg Petri Bozon

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për producentin Petri Bozo. Vendimi është dhënë pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës, ndërsa producenti do të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.

Prokuroria ka paraqitur provat dhe argumentet mbi bazën e të cilave ka kërkuar masën më të rëndë të sigurisë, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Sipas njoftimit zyrtar të gjykatës, seanca u zhvillua këtë të mërkurë, më 28 maj 2026, ku kërkesa e Prokurorisë së Elbasanit u shqyrtua nga gjyqtarja Suela Lika.

Prokuroria u përfaqësua në seancë nga prokurori Adnan Hoxha.

Vendimi i Gjykatës Elbasan:

“Në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, gjykata vendosi:

-Të pranojë kërkesën e Prokurorisë;

-Të vlerësojë si të ligjshëm arrestimin në flagrancë të P.B., të kryer më 25 maj 2026;

-Të caktojë ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Sipas dosjes hetimore, P.B. dyshohet për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal, që lidhet me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Gjykata urdhëroi që i dyshuari të dërgohet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale, në dispozicion të organit procedues, ndërsa ngarkoi Prokurorinë dhe policinë gjyqësore për zbatimin e vendimit.

Ndaj këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5 ditëve nga njoftimi i tij”.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur