Aktualitet Lajme Politike

Shkak SHBA? Arsyet prapa përçarjes Osmani – Kurti

Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Ndonëse prej javësh përflitej se Presidentja Vjosa Osmani nuk e gëzonte mbështetjen e Kryeministrit Albin Kurti për një mandat të dytë, në publik diçka e tillë nuk reflektohej nga ata dy.

Të paktën jo derisa partia e Kurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), prezantoi dy kandidatë të tjerë për president, më 5 mars, dhe Osmani doli të nesërmen me dekret për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.

Presidenti i ri nuk u zgjodh për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa LVV-ja tha se dekreti i Osmanit është jokushtetues, dhe e çoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Si rrjedhojë, u paralizua edhe dekreti, edhe puna e Kuvendit deri më 31 mars.

Ndërkohë, interesimi i publikut sa shkon e rritet për gjithë atë çfarë ndodhi dhe mund të ndodhë.

Pse u përçanë Osmani dhe Kurti? Të gjitha hollësitë mund të mos dalin kurrë në shesh, por disa sinjale janë të lexueshme.

Kosova i sheh SHBA-të si aleaten kryesore, dhe mbështetja e saj ishte jetike si në shpalljen e pavarësisë, ashtu edhe në formimin e institucioneve. Megjithatë, s’është sekret që Kurti i ka tensionuar disa herë marrëdhëniet me autoritetet amerikane.

Radio Evropa e Lirë kërkoi një koment nga Qeveria e Kosovës nëse marrëdhëniet e afërta të Osmanit me SHBA-në mund t’i kenë penguar Kurtit, dhe se çfarë saktësisht ka ndodhur mes tyre, por nuk mori përgjigje.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur