Aktualitet Lajme Politike

Lajm i fundit! Vuçiç bën paralajmërimin e papritur: Mund të jap dorëheqjen së shpejt

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka bërë së fundmi një paralajmërim se mund të japë dorëheqjen, teksa mandati i tij presidencial po i afrohet fundit.

Gjatë një deklarate për gazetarët në Pekin, në nisje të vizitës së tij në Kinë, Vuçiç u shpreh se nuk do ta ndërpresë mandatin në të njëjtën mënyrë si ish-presidenti Boris Tadiç.

“Është e mundur që së shpejti të paraqes dorëheqjen time”, deklaroi Vuçiç.

Ai komentoi gjithashtu protestën e mbajtur në Slavija, duke e minimizuar rëndësinë e saj. Sipas tij, tubime të tilla nuk përbëjnë shqetësim serioz, pasi i cilësoi si “pa përmbajtje të mirëmenduar”, “boshe” dhe jo veçanërisht të mëdha.

Vuçiç akuzoi organizatorët e protestës për përgjegjësinë ndaj incidenteve që ndodhën pas përfundimit të tubimit.

Po ashtu, ai tha se tre shërbime sigurie kishin vlerësuar numrin e pjesëmarrësve mes 30,500 dhe 34,300 personave, ndërsa autoritetet kishin pranuar shifrën më të lartë, edhe pse sipas tij “të dhënat e sakta” tregonin se në protestë morën pjesë më pak se 34 mijë qytetarë.

Gjithashtu ai njoftoi se Partia Progresive Serbe do të organizojë tubime nga 26 deri më 28 qershor, duke theksuar se mesazhet që do t’u përcillen qytetarëve kanë më shumë rëndësi sesa numri i pjesëmarrësve.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur