Uncategorized

TIA prezanton destinacionet e reja drejt Spanjës

Spanja vazhdon të jetë një nga destinacionet më tërheqëse, duke ofruar një kombinim të qyteteve me trashëgimi kulturore, plazheve mesdhetare, eksperiencave kulinare dhe mundësive turistike gjatë gjithë vitit. Wizz Air operon fluturime direkte nga Tirana drejt disa prej destinacioneve më të njohura dhe të preferuara në Spanjë, përfshirë Barcelonën, Madridin, Valencian, Santanderin, Malagan dhe Palma de Mallorca-n, duke u ofruar turistëve shqiptarë mundësi të shumta për të eksploruar rajonet më të veçanta të Spanjës.

Turespaña, Wizz Air dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) organizuan sot në Tiranë një aktivitet prezantues për destinacionet spanjolle, duke mbledhur së bashku përfaqësues të medias, operatorë turistikë, aktorë të industrisë së turizmit dhe partnerë institucionalë për të festuar destinacionet e reja mes Shqipërisë dhe Spanjës, si dhe për të eksploruar mundësi të reja për forcimin e turizmit dhe shkëmbimit kulturor mes dy vendeve.

“Falë zgjerimit të lidhjeve ajrore, po shohim një rritje të ndjeshme të shkëmbimeve turistike mes dy vendeve tona. Aktualisht, kemi rreth 100 mijë vizitorë spanjollë që zgjedhin Shqipërinë si destinacion, ndërsa rreth 40 mijë shqiptarë udhëtojnë drejt Spanjës.

Jam shumë i lumtur për këtë lidhje gjithnjë e më të ngushtë, pasi ajo kontribuon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona.” – u shpreh Gabriel Cremade, Ambasadori I Spanjës në Shqipëri.

You may also like

Sport Uncategorized

Manchester United eliminohet nga Brighton

Manchester United është eliminuar nga FA Cup, pasi u mposht me rezultatin 1-2 nga Brighton në një ndeshje ku “Djajtë