Aktualitet Kronike Lajme

Tragjike në Gjermani/ Kamioni përplas për vdekje nënën dhe djalin 3-vjeçar nga Kosova! Shpëton mrekullisht fëmija tjetër

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Schramberg të Gjermanisë ku një kamion ka përplasur për vdekje një grua me origjinë kosovare dhe djali i saj 3-vjeçar.

Fatmirësisht, vdekjes i ka shpëtuar fëmija tjetër, binjak me 3-vjeçarin, me të cilët e ndjera ishte duke ecur në trotuar në momentin e tragjedisë.

Viktima ishte me origjinë nga Gjakova, dhe me nënshtetësi gjermane. Shoferi i kamionit ka përplasur edhe disa automjete të tjera të parkuara, ku ka shkaktuar dëme materiale. Se çfarë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur