Ferizaj – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ferizaj të Kosovës, ku një nxënës 15-vjeçar ka humbur sot jetën pasi është rrëzuar papritur pa ndjenja në orën e edukimit fizik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 15:15 të ditës së sotme, në shkollën e mesme “Kuvendi i Arbërit. Zëdhënësi i policisë për rajonin Ferizaj, Kanun Veseli, ka konfirmuar lajmin duke dekaluar se ai është dërguar me urgjencë në spital por sipas mjekut pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë.
“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme ‘Kuvendi i Arbërit’, në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.
Teksa bazuar në raportimin e mediave të Kosovës, autoritet janë ende duke hetuar në zbardhjen e plotë të ngjarjes, teksa trupi i të miturit të ndjerë është dërhuar në morg ku pritet të kryhet edhe ekzaminimi mjekoligjor.

