Lajme Show Biz

Hygerta Sako flet për rrugëtimin në BBVK: U bëra pjesë në reality show për arsye ekonomike

Hygerta Sako ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Sol”, ku foli për rrugëtimin e saj në reality show-n “Big Brother VIP Kosova”.

Ajo tregoi se vendimi për t’u bërë pjesë e këtij formati erdhi edhe për shkak të vështirësive ekonomike që po përjetonte në atë periudhë.

“E dija që shumë njerëz do të pëlqenin banorë të tjerë, por isha e lumtur se ata që do më donin, do më donin prej vërteti”, tha ajo.

Gjithashtu ajo ka folur edhe për mënyrën se si u perceptua nga publiku gjatë qëndrimit të saj në shtëpi. “Ata që janë pak më të rritur më kanë kuptuar, ma kanë vlerësuar edhe logjikën e analizën. Kurse brezi i ri kanë tjetër formë të menduarit, logjikuarit”, tha Sako.

Kujtojmë se Hygerta Sako arriti deri në finalen e “Big Brother VIP Kosova”, ku u rendit në vendin e pestë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur