Aktualitet Lajme Politike

Çfarë ndodhi në Kuvend kur u fikën kamerat? Flamur Noka sulmon Taulant Ballën…

Detaje të reja kanë dalë lidhur me atë çfarë ndodhi këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.

Burime për mediat bëjnë me dije se gjatë pushimit të seancës, është shënuar një incident i ri, pas tensioneve të mëparshme mes deputetëve. Sipas raportimeve, situata u përshkallëzua kur deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka hedhur një shishe uji në drejtim të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Ngjarja ndodhi në një moment kur kamerat në sallë ishin fikur.

Një propozim i kreut të grupit të PS-së, Taulant Balla për të mbajtur një minutë heshtje në nder të katër viktimave të 2 prillit 1991 në Shkodër, prishi qetësinë në Parlament, teksa opozita akuzoi shumicën për provokim. Situata u tensionua, kur deputetët e PD-së, bllokuan foltoren e Kuvendit pasi kërkuan që ti përgjigjen Ballës, ndërsa deputetja Elda Hoti i hoqi kartën e votimit deputetes së PS-së, Bora Muzhaqi.

Ndërprerja e seancës për disa minuta nuk i uli tensionet, pasi Flamur Noka iu afrua Ballës dhe e goditi me shishe uji.

Pas rinisjes së seancës, opozita kërkoi përjashtimin e kreut të grupit të PS-së, teksa ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjeti rastin për t’i kujtuar Ballës një shprehje që e kishte përdorur vite më parë kur drejtonte këtë institucion.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur