Aktualitet Kronike Lajme

Vjen “e-Albania 2.0’’, Rama ndan detaje: Platforma do të jetë më e shpejtë dhe më lehtë e aksesueshme për qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin se platforma qveritare e-Albania, është përditësuar dhe ka kaluar në një tjetër nivel.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe biznese.

Më tej kreu i qeverisë shkruan se e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara.

Postimi i plotë i Ramës:

e-Albania 2.0

Një hap i ri në transformimin digjital të shërbimeve publike në Shqipëri

 Platforma e re vjen e ridizenjuar mbi një infrastrukturë tërësisht të modernizuar, për të ofruar një eksperiencë më të shpejtë për qytetarët dhe biznese

 E ndërtuar me teknologji të avancuara dhe standarde moderne të performancës, e-Albania 2.0, platforma sjell një nivel të ri aksesueshmërie dhe gjithëpërfshirjeje, duke mundësuar përdorim më të lehtë edhe për personat me aftësi të kufizuara, në funksion të një shërbimi publik digjital pa barriera dhe të barabartë për të gjithë

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur