Aktualitet Lajme Shqipëria

Momenti emocionues në 60-vjetorin e Universitetit të Arteve/ Zaho Rama merr certifikatën e mirënjohjes për gjyshin e tij, skulptorin e madh Kristaq Rama

Në 60-vjetorin e themelimit, Universiteti i Arteve ndau sot certifikata mirënjohjeje për mbi 30 personalitet që kanë kontribuar në zhvillimin e këtij institucioni dhe formimin e artistëve të rinj.

Mes tyre, u nderua skulptori Kristaq Rama për “kontributin themeltar në krijimin e Fakultetit të Arteve të Bukura dhe rolin vendimtar në zhvillimin e Arsimit të Lartë në fushën e arteve, duke lënë gjurmë të qëndrueshme në formimin e brezave dhe në identitetin akademik të institucionit”.

Në aktivitetin që u mbajt në universitet, ku u bënë bashkë student e ish-studentë, pedagogë dhe personalitete të artit e kulturës, certifikatën me emrin e Kristaq Ramën, e pranoi nipi i tij, Zaho, djali i Edi dhe Linda Ramës. Ky moment emocionues u duartrokit nga të pranishmit në sallë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur