Një denoncim i emisionit Stop ka nxjerrë në pah një abuzim që ngre dyshime serioze për manipulim të procedurave në testimin shtetëror për mjekët.
Në qendër të çështjes është një mjeke shqiptare, me përvojë profesionale në Itali, përfshirë edhe në “Ospedale Pediatrico Bambino Gesù”, (Spitali Pediatrik Jezusi Fëmijë) e cila kishte vendosur të rikthehej në Shqipëri për arsye familjare dhe kishte aplikuar për një pozicion si nefrologe në Pediatrinë e Tiranës, në bazë të shpalljes së datës 13 shkurt 2026 nga Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Ky kriter është zbatuar fillimisht, duke çuar në skualifikimin e dy mjekëve konkurrues.
Por ajo që pasoi, sipas denoncimit, përbën një skandal me të cilin duhet të merren organet e drejtësisë.

Brenda një intervali të shkurtër kohor, procedura është përmbysur. Konkursi është anuluar dhe një prej kandidatëve të skualifikuar është rikualifikuar dhe më pas emëruar në detyrë, në kundërshtim flagrant me kriteret e shpallura më parë.
Në reagimin e saj, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza shmang thelbin e problemit, duke mos adresuar faktin kyç: shkeljen e kriterit bazë të aplikimit. Ndërkohë, avokati i mjekes, Klaudio Zholi, e konsideron procedurën të paligjshme në thelb.

