Lajme Show Biz

“Babi nuk donte që unë të isha në botën e medias”, Greta tregon për marrëdhënien e saj me të atin

Greta Kazazi ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ne Top Channel, ku foli hapur për jetën e saj private dhe disa nga momentet më të vështira që ka përjetuar.

Gjatë intervistës, Greta rrëfeu se në periudhën kur ishte aktive në një konkurs bukurie, marrëdhënia me të atin u ftoh për një kohë.

Ajo tregoi se babai nuk ishte dakord me ekspozimin e saj në botën e medias, i cili nuk i foli për dy muaj.

“Babi nuk ka pranuar që unë të isha në botën e medias dhe nuk kam folur për dy muaj me të. Unë isha në Turqi duke marrë pjesë në konkurs dhe ai nuk më hapte telefonin”, tha Greta.

Mes lotësh, ajo foli edhe për nënën e saj, duke treguar se familja ka kaluar një periudhë të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore të saj. Greta theksoi se nëna është pika e saj më e dobët e saj.

“Një moment tjetër i vështirë ka qenë gjendja mami. Nuk ka qenë mirë me shëndetin dhe e kam përjetuar disi. Ka pasur disa probleme shëndetësore dhe tani është me kontrolle. Unë mamin e kam pikë të dobët”, përfundoi Greta.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur