Botërori 2026 Futboll Sport

Duka “Trajneri i ri nuk e lexoj kontratën, firmosi 30 minuta para prezantimit”

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, prezantoi zyrtarisht trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, duke konfirmuar nisjen e një cikli të ri për kuqezinjtë.

Në konferencën për shtyp, Duka falënderoi ish-trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij për punën e bërë gjatë viteve të fundit, ndërsa theksoi se objektivat e Shqipërisë mbeten të qarta.

“Sot është një ditë e rëndësishme për ekipin kombëtar. Me Sylvinhon kemi qeshur dhe kemi qarë bashkë. Në mirëkuptim kemi rënë dakord për të mbyllur këtë kapitull dhe për të hapur një cikël të ri”, deklaroi Duka.

Kreu i FSHF-së vlerësoi trajnerin italian, duke theksuar eksperiencën e tij në futbollin italian dhe bindjen se Shqipëria do të vazhdojë të ketë rezultate pozitive në Nations League dhe në eliminatore.

“Objektivat tona mbeten të ditura. Maran është një emër i njohur, me eksperiencë në Serinë A dhe B. Dua vendin e parë në Ligën e Kombeve dhe kualifikimin në Euro 2028”, u shpreh ai.

Duka zbuloi gjithashtu se kontrata e trajnerit italian është deri në vitin 2028 dhe se marrëveshja është finalizuar vetëm pak minuta para prezantimit zyrtar.

“Marani firmosi vetëm 30 minuta para prezantimit. Edhe në aspektin ekonomik, edhe sikur të kishim më shumë para do të bënim të njëjtën zgjedhje”, tha presidenti i FSHF-së.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së