Aktualitet Lajme

Përplasje për gjuhën shqipe në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe, një e drejtë që në letër u garantohet shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut u bë mollë sherri në seancën e 13-të të Komisionit për Mundësi të Barabarta në Shkup.

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët në opozitë, Ilire Dauti reagoi për shkak të mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe kritikoi faktin që materialet e seancës nuk janë në gjuhën shqipe, çka e bën atë të ndihet e diskriminuar dhe jo në kushte të barabarta.  

“…e nderuar nënkryetare e komisionit, po të lutem në mënyrën shumë korrekte këtu ka rregullore si funksionon, këtu nuk mund ta bësh tënden si të vije qejfi sepse në këtë rast e drejta qëndron te unë. Duhet të mi siguroni fillimisht materialet në gjuhën shqipe e pastaj të vazhdosh me seancë. Në të kundërtën, ja le ta shohin mediumet e qytetarët edhe këto zonja të nderuara këtu si mund të flitet për barazi kur në mënyrë të hapur po bëhet dhunë psikologjike dhe nënçmim ndaj deputetëve shqiptarë. Kjo seancë ka filluar pa zbatimin e Kushtetutës dhe pa zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, ndërkaq këtu diskutohet për strategji, e cila në qendër të vëmendjes dhe fjalët kyçe i ka diskriminimin, dhunën psikologjike, nënçmimin e kështu me radhë…”, tha Dauti duke bllokuar seancën.

Ndërkohë që Dauti fliste, nënkryetarja e komisionit Vesna Gjorgjieva merrte direktiva përmes celularit!

Vazhdojmë me seancën… Nuk keni të drejtë të fjalës nuk ju dhashë të drejtë të flisni! Ju lutem, nuk ju dhashë të drejtën e fjalës!”, tha Vesna Gjorgjieva duke akuzuar Dautin se po përpiqet të fitojë pikë politike

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur