Aktualitet Lajme Lifestyle

Rasti i Greqisë dhe a po përsëritet në Tiranë ky skenar

Ministria greke e Kohezionit Social dhe Familjes raporton se në vend janë 800 mijë shtëpi bosh, një shifër që përfaqëson 12% të të gjithë stokut të banesave në Greqi.

Të dhënat i ka përcjellë në fakt drejtoresha Mando Zisopoulou sipas të cilës numri në fjalë mund të shërbejë për të amortizuar krizën e strehimit në vend.

Sipas saj banesat që rrinë bosh nuk janë në zona presioni social por në Egjeun juglindor apo në ishujt Jonianë.

Në aspektin teknik, stoku në fjalë në një pjesë të madhe, 22% janë ndërtuar para viteve ’60, 1/3 e tyre mes viteve ’60-’80 që sugjeron se kanë nevojë për fonde masive për rikonstruksion dhe rinovim.

Qeveria greke po planifikon një fond prej 500 milionë eurosh për rinovimin e një stoku të cilën Zisopoulou e quan “thesar i fshehur”.

Tirana prej vitesh raportohet për të njëjtin problem, pra për mijëra apartamente bosh.

Por ndryshe nga Greqia, këtu bëhet fjalë për apartamente të reja.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur