Aktualitet Kronike Lajme

Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët. Të moshuarit nxitojnë të dalin nga flakët, zjarrfikësit në vendngjarje

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza

Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara nga gazetari i Top Channel Bledar Korreshi, shiheshin banorët, mes tyre të moshuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur