Aktualitet Lajme Shqipëria

Behgjet Pacolli denoncon SKANDALIN: 50 inxhinierë kinezë po mbahen të izoluar brenda Aeroportit të Vlorës, sot me zor u dërguam ushqim dhe ilaçe! SHTETI të reagojë

Miliarderi Behgjet Pacolli ka denoncuar një skandal të rëndë që po ndodh brenda Aeroportit të Vlorës, ku siç pretendon ai, mbi 50 inxhinierë kinezë mbahen të izoluar në kampin që kompania e tij MABCO-s ka ngritur për strehimin e tyre.

Ai thekson se hyrja vazhdon të mbahet e bllokuar nga roje private, nën praninë e Policisë së Shtetit, duke mos lejuar punëtorët shqiptarë, inxhinierët dhe nënkontraktorët që kanë ndërtuar këtë aeroport, të hyjnë në vendin e tyre të punës.

Kurse inxhinierët që kanë mbetur brenda rrethimit të Aeroportit të Vlorës, situata është edhe më absurde, ata nuk lejohen të dalin normalisht dhe u është thënë se nëse duan të dalin për nevojat e tyre, nuk mund të kthehen më brenda.

“Këta njerëz nuk kanë ardhur në Shqipëri për t’u trajtuar si të dyshuar apo si të burgosur. Kanë ardhur për të punuar në një projekt strategjik”, shkruan Behgjet Pacolli.

Behgjet Pacolli denoncon SKANDALIN: 50 inxhinierë kinezë po mbahen

Disa nga ushqimet qe u jane derguar inxhiniereve kineze te MABCO-s brenda aeroportit

Miliarderi shqiptar nga Kosova, ka publikuar edhe disa fotografi që tregojnë situatën e rëndë të krijuar në zonën e aeroportit, pasi përfaqësues të kompanisë së tij sot me zor kanë mundur të fusin ushqime dhe ilaçe për këta inxhinierë të izoluar.

“Sot ata kërkuan ushqim dhe medikamente. Dhe vetëm me shumë vështirësi arritëm t’u dërgojmë ndihmë bazike. E gjithë kjo po ndodh para syve të institucioneve shtetërore. Jemi duke folë për shkelje serioze të të drejtave themelore njerëzore, të standardeve ndërkombëtare të punës dhe të çdo norme minimale të trajtimit dinjitoz të njerëzve. Asnjë konflikt kontraktual nuk mund të justifikojë izolimin e njerëzve dhe bllokimin fizik të stafit teknik në një kantier strategjik”, shkruan ai.

Behgjet Pacolli u bën thirrje institucioneve shqiptare të ndërhyjnë menjëherë për t’i dhënë fund kësaj situate të turpshme, që siç thotë, po dëmton jo vetëm projektin, por edhe imazhin e Shqipërisë përballë partnerëve dhe investitorëve ndërkombëtarë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur