Carrie Johnson, bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson, ka bërë një rrëfim të fortë publik mbi përballjen e saj me përdhunuesin serial John Worboys, i njohur në Britani si “përdhunuesi i taksisë së zezë”. Në një artikull të gjatë për Daily Mail, Carrie Johnson tregoi se si, në vitin 2007, kur ishte vetëm 19 vjeçe, hipi në taksinë e Worboys pas një nate në Chelsea të Londrës, pa e ditur se po përballej me një nga grabitqarët seksualë më famëkeqë të Britanisë.
Rrëfimi tronditës i bashkëshortes së ish-kryeministrit Boris Johnson: Si i mbijetova përdhunuesit “të taksisë së zezë”

