Aktualitet Bota Kronike Lajme

Tronditëse në SHBA, 22-vjeçari dyshohet se vrau fqinjën për zhurmën e takave dhe më pas një kolege pune

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur Long Island në Shtetet e Bashkuara, ku një emigrant i paligjshëm 22-vjeçar nga El Salvadori akuzohet për dy vrasje brutale të kryera brenda pak orësh.

Sipas autoriteteve amerikane, Ronnie Yahir Alvarenga Rivera dyshohet se vrau fillimisht fqinjën e tij, 57-vjeçaren Raquel Hernandez Castillo, pasi ishte irrituar nga zhurmat që ajo bënte në apartamentin ku jetonte.

Prokurorja e Qarkut Nassau, Ann Donnelly, deklaroi se Rivera u tha hetuesve se zhurma e takave të larta të gruas dhe fakti që ajo fliste me zë të lartë në telefon po e “çmendnin”. Sipas akuzës, më 30 prill ai e sulmoi gruan me thikë, duke e goditur rreth 50 herë.

Kur u arrestua, rrobat e tij ishin të mbuluara me gjak”, tha Donnelly gjatë një deklarate për mediat.

Hetuesit thonë se pas krimit të parë, i riu kishte arritur në përfundimin se do të arrestohej dhe për këtë arsye vendosi të kryente një tjetër sulm vdekjeprurës

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur