Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz Uncategorized

Brikena Selmani merr frenat e këtij emisioni në Top Channel

Brikena Selmani, ish-banorja e ”Big Brother Albania Vip 5”, është gati për një tjetër hap të rëndësishëm në ekran. Modelja pritet të rikthehet shumë shpejt në Top Channel, aty edhe ku nisi gjithçka.

Prej javësh në media dhe rrjete sociale është përfolur se Brikena do të ishte pjesë e jurisë së She’s On Top, por megjithatë burime pranë produksionit kanë zbuluar një tjetër zhvillim. Brikena Selmani do të jetë pjesë e emisionit sportiv Top Arena, ku do të shfaqet në krah të Ed Manushit, kjo lidhet edhe me zyrtarizimin e Françeska Rustemit në rolin e anëtares së jurisë në ”She’s On Top”.

Ky rikthim në televizion shihet si një lëvizje mjaft interesante për Brikenën, e cila pas daljes nga Big Brother ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, por jo në një format televiziv. ”Top Arena” pritet të sjellë risi, ndërsa prania e Brikena Selmanit konsiderohet si një nga surprizat kryesore të sezonit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur