Lajme Lifestyle Show Biz Uncategorized

“Mendova se kishte burra”, Mimoza Ahemt habit gjate “live” te spektaklit “Ferma Vip”, shkon në shtrat…

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e cila njihet për deklaratat e saj spontane dhe me plotë humor është një personazheve që u bë pjesë e reality show-t “Ferma Vip 3”.

Që në natën e parë të spektaklit, Moza ka marrë vëmendjen e të gjithëve në rrjetet sociale me deklaratat e saj pas hyrjes në fermë.

Teksa i bashkohej konkurrentëve të tjerë, Mozës iu desh të bëhej shoqe me një kafshë dhe pikërisht këtu ajo u “surprizua”, pasi tha se kishte pritur te behej shoqe me ndonje burre.

Më tej gjatë spektaklit, teksa një prej fermerëve të tjerë me një avantazh që ju dha në lojë, vendosi që të gjithë konkurrentët për një javë të konsumojnë fasule, po as atij Moza nuk ia kurseu “kritikat” për zgjedhjen.

“Mu bëfsh kurban me ato fasulet e tua. Për të ngrënë fasule erdhëm në fermë ne? Po patën mund ta therim? Se e paskam zgjedhur mirë, se çfarë do hamë. Pata është për veze dhe për t’u ngrënë nuk është për shoqe…”, tha ajo.

“Që natën e parë fasule. Pikë e zezë, kur mungon fantazia këto gjëra ndodhin, groshë, – si ne kohen e xhaxhit, shtoi fermerja.

Por momentet epike të shkrimtares nuk përfunduan me kaq, pasi ende pa mbaruar spektakli ajo vendosi të pushonte dhe u shtri në shtratin e saj.

E pyetur nga moderatorja Arbana Osmani nëse i flihej, Moza tha: “Jo nuk më flihet, por u ngopa. Dua të filtrohem e të takoj veten. Kur mbaron spektaklin, mbaroj apo jo? Më duket ka më shumë veta se sa shtretër, si do ja bësh?”

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur