Lajme Ndërkombëtare

Për herë të parë! Në Strasburg padi kundër Serbisë për adresat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Një çështje që prek drejtpërdrejt shqiptarët në Luginën e Preshevës është depozituar në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për herë të parë, sipas mediave vendase, kjo gjykatë ka regjistruar një padi që lidhet me pasivizimin e adresave të banimit nga autoritetet serbe.

Gjykata e Strasburgut
Gjykata e Strasburgut

Çfarë do të thotë pasivizim? Në praktikë, qytetarëve u fshihet adresa nga regjistrat civilë. Ata rezultojnë sikur nuk jetojnë më aty. Pa adresë aktive, humbasin të drejtën për letërnjoftim, pasaportë të re, pension, sigurim shëndetësor dhe shërbime të tjera bazë. Sipas pretendimeve në padi, kjo po i detyron shumë shqiptarë të largohen.

Padia është ngritur kundër Serbisë nga avokati Drini Grazhdani, në emër të Teuta Fazliut. Ai thotë se fakti që çështja është regjistruar dhe ka marrë numër aplikimi është një hap i rëndësishëm, pasi shumica e rasteve. 90%, rrëzohen që në fazën e parë.

Synimi, sipas tij, është që gjykata të mos japë vetëm një vendim individual, por të detyrojë Serbinë të ndalojë këtë praktikë për të gjithë rastet e ngjashme. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve në Luginë që të ndjekin rrugët ligjore brenda vendit, si kusht për ta çuar çështjen deri në Strasburg.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur