Aktualitet Lajme Politike

Projektligji i ri kundër pastrimit të parave, rregullat e reja për deklarimin e valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash

Qeveria, përmes një grupi ndërinstitucional të drejtuar nga Ministria e Financave, ka finalizuar projektligjin e ri “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. Ky dokument shënon një ndërhyrje strukturore në kuadrin ekzistues normativ, me synim harmonizimin e plotë me paketën më të fundit legjislative të Bashkimit Evropian dhe përditësimin me standardet e Task Forcës së Veprimit Financiar (FATF).

Përafrimi me standardet evropiane dhe Kapitulli 4Nisma ligjore adresohet specifikisht ndaj detyrimeve që rrjedhin nga procesi i integrimit evropian, veçanërisht në kuadër të Kapitullit 4 “Lëvizja e lirë e kapitalit”. Projektligji transferon plotësisht Direktivën e 6-të të BE-së (2024/1640) dhe rregulloret përkatëse evropiane për mbikëqyrjen e institucioneve financiare, duke reflektuar njëkohësisht gjetjet dhe rekomandimet thelbësore të raporteve të MONEYVAL

Rregullimi i tregut të kriptoaseteve

Për herë të parë, legjislacioni vendas integron rregulla strikte për asetet virtuale. Projektligji zbaton “Rregullin e Udhëtimit” (Travel Rule) për ofruesit e shërbimeve të kriptoaseteve (CASP). Sipas kësaj dispozite, çdo transfertë e kriptoaseteve duhet të shoqërohet me informacion të plotë, të verifikuar dhe të pandryshueshëm mbi identitetin e dërguesit dhe të përfituesit. Ky detyrim synon eliminimin e anonimitetit në transaksionet virtuale, duke i nënshtruar ato ndaj të njëjtave standarde gjurmueshmërie si transfertat tradicionale bankare.

 

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur