Aktualitet Lajme Lifestyle

Kozaku i përgjigjet Taulant Ballës: Kam qenë duke bërë vlog, pasi e hodha kanaçen e mori shoku im! Gjoba është paguar

Tiktokeri Kozak Braçi i është përgjigjur menjëherë Taulant Ballës i cili postoi videon e tij sot dhe kërkoi që personazhi i njohur i rrjetit të gjobitet pasi shikohet duke hedhur një kanaçe në det.

Në reagimin e bërë në Instastoryn e tij, Kozaku sqaron se video ka më shumë se dy vite që është regjistruar, ndërsa pretendon se e gjitha ka qenë një vlog dhe kanaçja e hedhur është marrë direkt pas mbarimit të xhirimeve.

Më tej Kozaku nënvizon se video nuk është regjistruar fare në Shqipëri, ndërsa thotë se për këtë gjest shoku i tij është gjobitur.

“Megalluksa ç’a bëtë, si ia kaluat? Tani do i bëj thirrje ministrit, kam qenë në Muykonos me një shokun tim duke bërë një vlog. Kam qenë në mes të Mykonosit para dy vitesh e ca, e ke dhe me datë kur është postruar videon sa e kam hedhur kanaçen e ka marrë ai shoku im direkt prapa. Madje ky shoku im në Greqi ka paguar gjobë për të. Video nuk është bërë në Shqipëri, mund ta testosh këtë se duken jahtet e vendit” shprehet Kozaku në reagimin e tij. 

Edhe pse Kozaku sqaron në reagimin e tij se video është filmuar para dy vitesh në Mykonos, Taulant Balla ka theksuar në postimin e tij se personazhi i njohur i TikTok-ut duhet gjobitur.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur