Aktualitet Bota Lajme

Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë! Ndikimi i luftës në Iran në tregjet energjetike

Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka nisur ndikimi i luftës në Iran në tregjet energjitike dhe paralajmëroi se çmimet e naftës do të rriten dhe do të jenë të larta për një periudhë kohe gjatë luftës me Iranin. Por ai siguroi se sapo kjo situatë të mbarojë, çmimet do të bien dhe do të jenë edhe më të ulëta se më parë.Lufta në Lindjen e Mesme ka shtyrë tashmë çmimet e naftës më lart, me shqetësime për prishje të furnizimit si pasojë e tensioneve dhe bllokimit të trafikut në Ngushticën e Hormuzit.

“Ngushtica e Hormuzit tashmë është e mbyllur”, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron, duke theksuar se po përpiqej “të ndërtonte një koalicion” për të garantuar “rrugët detare thelbësore”. Ai gjithashtu urdhëroi që aeroplanmbajtësja Charles de Gaulle të drejtohej drejt Mesdheut.“Shumë gjëra mbeten ende të paqëndrueshme, por Franca mbetet një fuqi që kërkon të ruajë paqen, një forcë e fuqishme dhe e qëndrueshme”, shtoi ai.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur