Aktualitet Lajme Politike

Presidenti Vuçiç: Më thonin jam pro shqiptar, sepse nëna ime ka tradhtuar babain me një shqiptar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë podcastit “The Rest Is Politics: Leading”. Gjatë kësaj interviste ai ka folur për ato që ai i cilëson si sulme të rënda personale dhe shpifje ndaj tij.

“A mund ta kuptosh argumentin kur dikush po hedh një mallkim kundër teje? Duke shtuar madje se babai yt në të vërtetë nuk është babai yt, sepse nëna jote ka qenë një bushtër dhe ajo ka tradhtuar babain tënd të supozuar me një shqiptar dhe prandaj ti je kaq pro-shqiptar”, tha mes të tjerash Vuçiç.

Në komentet e tij, Vuçiç shprehet se kundërshtaret politikë përdorin narrativë ekstreme për ta diskredituar, duke përfshirë sulme ndaj origjinës familjare dhe motive etnike.

Deklaratat e tij priten që të ngjallin reagime të forta në opinionin publik dhe në nivel diplomatik, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e lartë të çështjeve etnike në rajon.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur