Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi sot se lideri i ri suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, është plagosur dhe “me gjasë është i shpërfytyruar”.

Hegseth iu referua deklaratës së parë publike të liderit të ri suprem të Iranit, të publikuar dje, dhe vuri në dyshim legjitimitetin e saj.

Ai tha: “Ne e dimë se i ashtuquajturi lider suprem i ri nuk është aq suprem. Ai është i plagosur dhe ka shumë gjasa të jetë i shpërfytyruar.”
Sipas tij, deklarata e djeshme ishte e dobët dhe u publikua vetëm me shkrim, pa audio dhe pa video.
“Ai bëri thirrje për unitet… me sa duket, vrasja e dhjetëra mijëra protestuesve është lloji i tij i unitetit.”
Hegseth gjithashtu pyeti pse lideri suprem publikoi vetëm një deklaratë të shkruar dhe jo një paraqitje publike, duke shtuar: “Mendoj se e dini pse.”
Ai kritikoi edhe titujt e mediave, duke thënë se ato nuk pasqyrojnë realisht suksesin e Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Iranit.
“Ne po ngjitemi lart, ata po bien poshtë. Presidenti Donald Trump ka kartat në dorë.”
Sipas tij, dita e premte do të ketë numrin më të madh të sulmeve amerikane deri tani kundër objektivave iraniane.

