Aktualitet Lajme Ndërkombëtare

TRAGJIKE! Shpërthen një fabrikë fishekzjarrësh në Kinë, 21 të vdekur dhe 26 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur provincën Hunan në Kinë, duke shkaktuar të paktën 21 viktima dhe 26 të plagosur.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, shpërthimi ndodhi paraditen e djeshme në qytetin Changsha. Menjëherë pas ngjarjes, rreth 500 ekipe shpëtimi u angazhuan në vendngjarje, ndërsa autoritetet ndërmorën evakuimin e banorëve nga zonat e rrezikuara.

Rreziku u shtua edhe më tej për shkak të pranisë së dy depove me barut të zi në afërsi, e cila detyroi autoritetet të marrin masa të shtuara sigurie.

Autoritetet kineze kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe kanë ndërmarrë masa kontrolli ndaj personave përgjegjës në kompani.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës po përdorin edhe tre robotë për të ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur