Ditën e sotme do të mbahet në Bruksel, Konferenca e 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për futjen e Shqipërisë në fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE.
Kujtojmë se konferenca ndërqeveritare vjen pas vendimit të miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER), i cili konfirmon plotësimin e Kushteve të Ndërmjetme në Grupkapitullin “Themelorët”, si dhe përcakton Kushtet për Mbylljen e negociatave për Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kapitullin 24 “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Konferencë në krye të një delegacioni të përbërë nga ministrat e kabinetit qeveritar.
AGJENDA
Ora 18:50 Kryeministri Rama dhe delegacioni do të mbërrijë në Këshillin e Evropës
Ora 18:55 – Foto familjare
Ora 19:00 – Nisja e Konferencës Ndërqeveritare
Në përfundim të takimit (rreth orës 20:15) – Konferencë për shtyp

