Aktualitet Bota Lajme

Lufta në Iran/ Izraeli godet Hezbollahun e Teheranin! SHBA: S’ka ofensiva tokësore nga kurdët

Në ditën e gjashtë, luftimet vazhdojnë në disa fronte: Iraku është në errësirë për shkak të një ndërprerjeje të madhe të energjisë elektrike; Izraeli deklaron se ka përfunduar me sukses një tjetër operacion kundër Hezbollahut në Liban ndërsa kurdët dhe Shtëpia e Bardhë përgënjeshtrojnë disa media amerikane që kishin njoftuar një ofensivë tokësore kundër Iranit.

Izraeli ka kryer sulme në Liban dhe Iran, duke thënë se ka goditur një lëshues raketash në Qom dhe një “sistem mbrojtjeje ajrore” në Isfahan, ndërsa shpërthime janë raportuar edhe në Teheran, ndërsa në Jeruzalem bien sirenat e alarmit ajror për shkak të raketave iraniane.

Irani ka paralajmëruar SHBA-të se “do të pendohet”, pasi një anije luftarake iraniane u fundos dje në Oqeanin Indian. Iris Dena, me 130 marinarë në bord, u fundos pasi u godit duke shkaktuar të paktën 87 viktima

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur