Modelja njëherazi moderatorja e “She’s on top”, Sara Gjordeni ka ndare lajmin e bukur se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.
Në reagimin e bërë në Instastoryn e saj, teksa shpreh mirënjohje dhe falenderimet për mbështetjen dhe mesazhet e ëmbla, Sara nënvizon se gjinia e bebit akoma nuk është zbuluar, duke hedhur poshtë raportimet se ajo është në pritje të një tjetër vajze.

“Dm im sot nuk hapet, lëre të kem mundësinë t’ju kthej. Më besoni se më keni bërë të qaj me kaq shumë dashuri dhe urime.
Bebi është shumë mirë, por është një shtatzëni të cilën nuk do e konsideroja aspak të lehtë sa i përket simptomave të mia. E di që plot kanë shkruar si fakt të kryer se Nea do të bëhet me motër, por ne nuk e dimë ende gjininë e bebit. Këtë detaj do e ndajmë me shumë dashuri me ju kur të jemi gati, siç na pëlqen t’i ndajmë gëzimet gjithmonë !

Te keni vetëm lumturi dhe hare në familjet tuaja! Faleminderit dhe një herë për çdo urim dhe mesazh” shkruan Sara Gjordeni në reagimin e saj.
Kujtojmë se Sara dhe Bardhi janë prindër të një vogëlusheje e quajtur Nea, imazhin e të cilës çifti sot e kësaj dite nuk e ka zbuluar të plotë

