Aktualitet Lajme Politike

Salianji për Berishën: Humbi edhe kështjellën e fundit, burrërinë! Partia nuk meriton të shuhet…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka reaguar pas skualifikimit nga gara për kryetar të PD-së të të gjithë kandidatëve, duke mbetur në garë vetëm lideri aktual, Sali Berisha.

Salianji shprehet në postimin e tij në rrjetet sociale se Berisha dhe njerëzit që e rrethojnë i shërbejnë vetëm interesave të kryetarit aktual të partisë. Ai ngre shqetësimin se PD është duke shkuar drejt shuarjes.

Sipas tij, Berisha është një lider tashmë i konsumuar, i hetuar. i izoluar dhe i paaftë për të bashkuar opozitën. Në fund, Salianji iu bën thirrje demokratëve, që të mos heshtin përballë kësaj situate.

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike pritet të jenë thjesht një referendum, ku kreu aktual Sali Berisha mund të konfirmohet sërish si lideri i partisë. Kjo, pasi sot në 1 maj, edhe dy kandidatët e tjerë, që synonin të merrnin pjesë në këtë garë, Vladimir Mulaj e Mereme Sela nuk janë kualifikuar si kandidatë, pasi nuk plotësojnë kushtet e vendosura

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur