Lajme

Përcillet në banesën e fundit parodisti I Vlorës, Mane Lumani/ Familjarët, miqtë dhe kolegët i japin lamtumirën e fundit

Mane Lumani

Është përcjellë për në banesën e fundit humoristi dhe parodisti i njohur vlonjat, Mane Lumani, Mjeshtër i madh dhe Qytetar Nderi i Vlorës, i cili u nda nga jeta një ditë më parë pas një sëmundjeje të rëndë.

Homazhet në nder të tij u zhvilluan në ambientet e Teatri Petro Marko, ku të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë vendosën buqeta me lule dhe bënë nderimet e fundit për artistin.

Mane Lumani dhe parodistet
Mane Lumani dhe parodistet

Mes lotësh, kolegët dhe bashkëudhëtarët e tij në skenë, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, shprehën ngushëllimet për familjen Lumani, duke theksuar se me ndarjen e tij nga jeta largohet një tjetër nga katër parodistët simbol të Vlorës.

Mane Lumani do të kujtohet si një nga figurat më të dashura të humorit vlonjat, një artist që për dekada me radhë solli buzëqeshje dhe duartrokitje për publikun, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në historinë e parodisë shqiptare.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur