Aktualitet Bota Lajme

Terror në Kiev! Një person qëllon mbi turmën e kalimtarëve, 6 të vdekur, merr edhe pengje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kiev, ku një individ ka hapur zjarr me armë ndaj kalimtarëve, duke shkaktuar të paktën 6 të vdekur dhe 10 të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Demiivka-s, në jug të kryeqytetit ukrainas, në rrethin e Holosiivskyi.

Pas sulmit, i dyshuari ka arritur të shkojë në një supermarket, ku ka marrë disa persona si pengje, përfshirë një roje sigurie të brendshme të supermarketit.

Sipas burimeve, agresori, i cili dyshohet të jetë një burrë rreth 60 vjeç, ka qëlluar në drejtim të kalimtarëve në një rrugë të frekuentuar, duke shkaktuar kaos dhe frikë mes qytetarëve.

Një video e publikuar nga media e njohur ukrainase, “Ukrainska Pravda”, tregon një person me flokë të bardha, që duket se po vrapon me një armë të rëndë në dorë, duke krijuar një pamje shqetësuese dhe të pasigurt në qytet.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur