Aktualitet Lajme Politike Uncategorized

“Po bëjnë sikur e presin ngrohtë Vjosa Osmanin” Curri del me emra: Abdullah Hoti dhe Ikmete Bajrami, janë kundër kandidaturës së saj për presidente

Analisti Arjan Curri, për Top Channel, e ka cilësuar situatën politike në Kosovë një lëmsh të vërtetë.Ai theksoi se asnjëherë nuk përsëritet e njëjta skenë politike, duke sjellë në vëmendje ndryshimet e brendshme në Vetëvendosje dhe LDK.

“Një lëmsh dynjaje është situata në Kosovë siç ka qenë këto kohë. Sigurisht çdo gjë është e rikonfigurueshme. Asnjëherë nuk lahemi dy herë në të njëjtin lum, do të thoshte një burrë i mençur. Pra edhe Vetëvendosja nuk është njësoj si në dhjetorin e 2025-s, ka ndryshuar dhe aty brenda konfigurimet. Mund të ketë një rënie të lehtë sipas mendimit tim për arsye të zhgënjimit të njerëzve që presin një qëndrueshmëri në qeverisje, por edhe LDK-ja me Vjosën nuk është njësoj. Nuk është njësoj as nga jashtë, as nga brenda. Nuk është njësoj nga brenda sepse është më e përçarë se më përpara.”-tha Curri.

Ndërkohë, LDK-ja shihet më e përçarë se më parë, pavarësisht pritjes së ngrohtë për rikthimin e Vjosa Osmanit. Curri vuri në dukje se brenda partisë ka kundërshtime të forta ndaj kandidaturës së saj për presidente, përfshirë qëndrimet e Abdullah Hotit dhe Ikmete Bajramit, të cilët kanë mbështetje nga disa deputetë.

“Në LDK, së jashtmi duket sikur po e presin Vjosa Osmanin me një pritje të ngrohtë. Mua më duket sikur do e bëjnë kryesuese apo bartëse, siç i thonë në Kosovë, të listës së LDK-së, por besoj që gjysma e listës nuk e do. Madje dy personalitete të LDK-së, Abdullah Hoti dhe Ikmete Bajrami, janë shprehur kundër kandidaturës së Vjosës për presidente dhe ata kanë secili nga dy deri në tre deputetë. Kështu që në qoftë se do rivijë sërish loja tek të njëjtat numra, do duhet të bëhen negociata shumë të fuqishme që të dalë Vjosa për presidente. Nëse propozon LDK-ja për president ose e mban deputete, unë nuk e di çfarë do të ndodhë.”-shtoi ai 

Ai paralajmëroi se nëse loja politike rikthehet tek të njëjtët numra, do të nevojiten negociata të fuqishme për të nxjerrë Vjosa Osmanin presidente.

“E shikoj LDK-në shumë të përçarë dhe arrogante herë pas here. Nuk mund të propozojë një parti me rreth 10% të votave kryetarin e saj si kandidat për kryeministër dhe të imponojë negociata me këto numra,” tha Curri.

Në analizën e tij, Curri shprehu frikën se Kosova mund të futet në një rreth vicioz me zgjedhje të përsëritura pa fund, nëse nuk arrihet një balancë e re politike. Rikthimi i Vjosa Osmanit në qendër të zhvillimeve shihet si një lëvizje me peshë strategjike, që mund të detyrojë Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen të hyjnë në negociata, duke hapur mundësinë për një rikonfigurim të skenës politike.

“Kosova është futur në një rreth vicioz ku mund të ndodhë përsëritja e të njëjtës histori, pra të jenë sërish tek të njëjtat numra. Shpresoj që Vjosa të mund ta ngrejë paksa LDK-në dhe të ulë Albinin, në mënyrë që t’i detyrojë për negociata. Përndryshe do të kemi zgjedhje vazhdimisht, vazhdimisht, vazhdimisht deri në pafundësi.”- tha ai

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur