Aktualitet Lajme Politike

Mereme Sela padi në Gjykatë: Të përjashtohet Berisha

Mereme Sela, të cilës iu refuzua kandidimi për kreun e Partisë Demokratike, duket se nuk do të heqë dorë nga gara. Mësohet se këtë të hënë, Sela i është drejtuar me një padi Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.

Bëhet me dije se mjekja e ka paditur Partinë Demokratike me argumentin se u përjashtua nga gara me një vendim të paarsyetuar, të pamotivuar dhe në mungesë transparence procedurale.

Sela pretendon se përjashtimi është bërë “në shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të saj statutore dhe parimit të barazisë në konkurrim”.

Në padinë e saj, Sela thekson gjithashtu se organet e partisë kanë lejuar kandidimin e Sali Berishës, në kundërshtim flagrant me ndalimin e parashikuar në statut, pasi neni 46 (i quajtur “Basha”) sanksionon se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet nga drejtimi i partisë.

Kërkesat e Mereme Selës janë:

1-Shpallja e pavlefshme absolute e vendimit për skualifikimin e paditëses nga gara për kryetar të PD-së;
2-Detyrimi i palës së paditur për rikthimin e paditëses në garë;
3-Shpallja e pavlefshme absolute e kandidimit të Sali Berishës;
4-Konstatimi i shkeljes së rëndë të statutit dhe parimeve të demokracisë së brendshme;
5-Vendosja e masës së sigurimit të padisë: pezullimi i menjëhershëm i procesit zgjedhor të datës 23.05.2026 deri në përfundim të gjykimit.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur