Lëvizja Demokratike e Kosovës ka mbledhur 15 firma nga deputetët e saj për të shprehur mbështetjen ndaj Vjosa Osmanit si presidente e re e Kosovës.
Ndërkohë, LDK ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës gjatë seancës për zgjedhjen e Presidentit, duke akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkelje të rëndë kushtetuese.
Në një deklaratë për media, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, theksoi se nisja e votimit pa kuorum përbën përmbysje të rendit kushtetues dhe cenim të drejtpërdrejtë të shtetit.
“Në seancën e thirrur për Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Sipas LDK-së, zhvillimi i votimit pa numrin e nevojshëm të deputetëve përbën një akt të qartë në kundërshtim me Kushtetutën.
“Nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit” tha ai.

