Aktualitet Kronike Lajme

E rëndë në Itali! Shqiptari vret ish-gruan dhe partnerin e saj, më pas kryen vetëvrasje

Një ngjarje tragjike ka tronditur ditën e sotme fshatin Cossombrato, në provincën e Asti-t në Itali, ku një burrë shqiptar ka vrarë ish-gruan dhe partnerin e saj, përpara se të kryente vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të mundshëm mes çiftit.

Astrit Koni, 57 vjeç shqiptar, vrau ish-gruan e tij, Drita Koni, dhe partnerin e saj të ri me një gërshërë, e cila përdoret zakonisht për prerjen e degëve të pemëve.

Pas vrasjes, ai u hodh nga kështjella e fshatit, ku punonte si kopshtar.

Çifti shqiptar kishin jetuar në Itali për rreth 20 vjet, ku kishin krijuar një jetë të qetë, por duket se marrëdhënia e tyre kishte përfunduar me tensione.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes. Karabinierët po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti të ndodhur para vrasjeve dhe po kërkojnë informacione, që mund të ndihmojnë në sqarimin e këtij rastit.

Komuniteti i Cossombrato dhe gjithë zona përreth janë të tronditur nga humbja e dy jetëve dhe nga akti tragjik që shënon fundin.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur