Aktualitet Lajme Show Biz

Parashuta e dashurisë zbret në “Big Brother VIP”, Brikena i dërgon mesazh Mateos: Të pres me fitore, të dua!

Një surprizë e bukur ka mbërritur mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, nga Brikena për Mateon.

Ish-banorja i ka dërguar një parashutë Mateos, ku i shpreh mbështetjen dhe dashurinë e saj.

“Të pres me fitore, të dua”, shkruhej në parashutë. Kjo surprizë e ka emocionuar shumë Mateon, i cili është parë i prekur në oborr. Kjo parashutë vjen pasi ai çdo ditë e kujton Brikenën brenda shtëpisë, duke pyetur përmes kamerave se ça po bën.

Kujtojmë se Brikena u eliminua nga loja në gjysmëfinalen e “BBVA”, pa pasur mundësinë të shkonte deri në fund.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur