Aktualitet Lajme

Prizren/ 26 vite nga vrasja e Komandant Drinit, i biri: Drejtësia të vihet në vend

PRIZREN- Janë bërë 26 vite nga vrasja e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Rexha, njohur si Komandant Drini, një prej figurave më të njohura të luftës në rajonin e Prizrenit. Edhe pas më shumë se dy dekadash, vrasja e tij mbetet ende pa autorë, ndërsa familjarët dhe bashkëluftëtarët vijojnë të kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

Komandanti që hartoi planin për çlirimin e Prizrenit më 12 qershor 1999, u vra më 8 maj të vitit 2000. Në 26-vjetorin e ekzekutimit, pranë lapidarit të tij në Prizren, familjarët kujtuan figurën e Komandant Drinit dhe apeluan për drejtësi. Vëllai, Ruzhdi Rexha, dhe djali, Drini Rexha, shprehën shpresën që ky krim të zbardhet dhe Kosovës t’i hiqet njolla që, sipas tyre, e rëndon prej vitesh.

“Shpresa jonë është që kjo vrasje misterioze të zbardhet dhe drejtësia të vihet në vend”, tha ai.

Pavarësisht angazhimeve ndër vite, drejtësia nuk ka arritur të identifikojnë dhe dënojnë autorët.

Ekrem Rexha, njohur si komandant Drini u vra në mëngjesin e 8 majit 2000, para banesës së tij në lagjen “Bazhdarhane” në Prizren, në kohën kur mbante detyrën e drejtorit të Emergjencave në Komunën e Prizrenit. Sipas dëshmive, ai kishte dalë për të ndezur automjetin kur konstatoi se goma në anën e shoferit ishte shpuar qëllimisht. Në ato momente, ndaj tij u qëllua me armë automatike.

Për kontributin në luftën për liri, Komandant Drini është dekoruar pas vdekjes me Medaljen e Pavarësisë, akorduar nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, familjes së tij.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur