Aktualitet Bota Lajme Lifestyle

Shumë NDRYSHE ! Me grim minimal dhe atlete të bardha, FOTOT e Carla Brunit teksa shoqëron Sarkozy-n në gjykatë

Fotot e Carla Bruni-t, shfaqur krahë bashkëshortit të saj Nicolas Sarkozy në gjykatë ditën e djeshme kanë bërë xhiron e rrjetit. Kjo sepse ish-modelja franceze u shfaq larg pamjes së saj joshëse.

Ajo mbante grim minimal, një kostum të thjeshtë të zi dhe një palë atlete të bardha për paraqitjen e saj në Pallatin e Drejtësisë në Paris. Në dorë mbante vetëm syzet e diellit dhe telefonin celular.

Pamja e saj ishte shumë ndryshe nga shfaqja  saj e funditt më 21 tetor, krah  ish-presidentit francez ndërsa ai po dërgohej në burgun La Sante.

Kujtojmë se Sarkozy, u dënua me 5 vite burg për konsoiracion kriminal në lidhje me një skemë për të siguruar fonde për fushatën e tij zgjedhore nga regjimi i Gadafit. Pas 20 ditësh në një burg në Paris, të cilin ai e përshkroi si “rraskapitës” dhe “të tmerrshëm”, ish-presidenti u lirua në nëntor, teksa është në pritje të apelit. Ai po ashtu ka botuar edhe një libër rreth përvojës së tij në burg.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur