Një punonjës i Policisë së Shtetit, i identifikuar si A.K 30 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri rreth mesnatës në Tiranë. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se ai është dërguar menjëherë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta pas mesnatës dhe menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Punonjësi i Policisë së Shtetit ka qenë jashtë shërbimit dhe dëshmia e tij pritet të jetë kyçe për rrethanat e plagosjes.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.
“Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit. 30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

